Ramadani dhe Nuhiu bëjnë paqe në derbin e madh të Superligës së Kosovës

Derbi ndeshja e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, midis Prishtinës së Zekirja Ramadanit dhe Dritës së Ardian Nuhiut është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje u vendos nga dy penalti të ekzekutuara saktë nga ana e të dyja skuadrave, me Prishtinën që kishte avansuar e para me anë të Besnik Krasniqit. I njëjti futbollistë kishte shënuar edhe ndaj Ballkanit nga pika e bardhë, kur i siguroi fitoren Prishtinës, ndërsa shënoi edhe sot, duke qenë mjaft i sigurtë në goditjen e tij.

Goli i Krasniqit u shënua në minutën e 39-të, ndërsa Drita u kundërpërgjigjë në minutën e 84-të, kur Fidan Gërbeshi, po nga penaltia shënoi në rrjetën e Eglant Haxho.

1:1 në ato momente ishte rezultati, që në fund doli të jetë edhe vendimtarë, me Dritën që shpallet kampione e vjeshtës me 41 pikë, 3 më shumë se Ballkani i vendit të dytë, ndërkohë Prishtina e Zekirja Ramadanit pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbylli në pozitën e tretë me 32 pikë.

 

Leave a Reply