Lenjani optimist: Shpresojmë të bëjmë historinë ndaj Anglisë

Ermir Lenjani shënoi golin e vetëm për Shqipërinë ndaj Andorrës në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.

Lenjani golin e vetëm “kuqezi” e realizoi 4 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa i njëjti ishte i pari i shënuar pas gati 7 vitesh për futbollistin shqiptarë, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Grashhopers.

Ai golin e fundit dhe të vetmin deri para ndeshjes me Andorrën në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë e kishte realizuar me 10 nëntor të vitit 2014-të kundër Danimarkës në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Pas ndeshjes, Lenjani për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë”!

“Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, – tha Lenjani.

Leave a Reply