Pas Partizanit dhe Tiranës, edhe Dinamo e dashuruar pas futbollistëve maqedonas!

Skuadrat nga kryeqendra shqiptare e Tiranës, Partizani, Tirana dhe Dinamo, si duket janë të “dashuruara”, pas futbollistëve maqedonas, shkruan “infOSport.mk”.

Pas Tiranës dhe Partizanit, që kanë nga dy të tillë në rradhët e tyre, është edhe Dinamoja që ka bërë për vete Aleksandar Isaevskin, i cili sezonin e kaluar luante me Vllazninë e Shkodrës.

Ka qenë vetë klubi dinamovit që ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin e majtë 26-vjeçar për të cilin interesohej edhe Tirana.

Është ky përforcimi i dytë i bujshëm brenda 24 orëve te Dinamo, pas Enis Gavazajt, i cili erdhi nga rradhët e Prishtinës, ndërsa emra të rinj te kjo skuadër në sezonin garues 2021/2022 do të jenë edhe Patrik Bardhi, Aleksandar Sofranac, Xhuliano Skuka, Dorian Kërçiku e Marin Abazaj.

Leave a Reply