Hamilton në “Pole Position” në garën e Spanjës

Piloti i Mercedesit Luis Hamilton ka fituar “Pole Position’ për garën e Çmimit të Madh të Spanjës që do të zhvillohet nesër. Hamilton dominoi provat zyrtare me kohën më të shpejtë për 1 minutë e 19 sekonda e 49 të qindat, ndërsa së bashku me të në rendin e parë do të niset edhe Sebastian Feteli i Ferrarit.

Në rend të dytë do të jetë Kimi Raikonen me Valteri Botas, përderisa pas tyre dy pilotët e Redbullit Maks Verstapeni dhe Daniel Rikiardo.

Gara për Çmimin e Madh të Spanjës në program është nesër nga ora 14:00./”InfOSport.mk”

Leave a Reply