Andorra shkruajti historinë kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhgënjyer tifozët e saj pas barazimit 2:2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” të enjten në mbrëmje, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse “kuqezinjtë” e Edi Rejës ishin favoritë absolut në këtë përballje, ku mendoheshe se mund të fitonin edhe me goleadë, në fund ndodhi e kundërta duke qenë se Andorra befasoi të gjithë duke shënuar dy gola në tokën shqiptare. Është kjo hera e parë që përfaqësuesja e Andorrës arriti të shënojë dy gola në një ndeshje zyrtare dhe për më tepër në transfertë.

Që nga viti 2010, Andorra nuk kishte shënuar kurrë në një ndeshje zyrtare në transfertë dhe si duket, Shqipëria është skuadra e duhur për të ndihmuar skuadrat që të dalin nga kriza.

E keni ditur?Andorra nuk shënonte për plotë 9 vite në një ndeshje në transfertë në kuadër të eliminatoreve. Sonte në "Elbasan Arena" Shqipërisë i shënoi dy gola!!!

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 14 ноември 2019 г.

Për herë të parë, Andorra ka shënuar 2 gola në një miqësore kundër Bjellorusisë duke fituar 2:0 në vitin 2000, teksa në vitin 2002, Andorra ka arritur një tjetër fitore 2:0, duke mundur pikërisht Shqipërinë në një miqësore.

Fitoren e tretë me të njëjtin rezultat dhe më të thellën në transfertë, Andorra e ka ndaj San Marinos me rezultatin 0:2.

Barazimi 2:2 në “Elbasan Arena” ishte i pari për të dyja kombëtaret në kuadër të ndeshjeve eliminatore në grupin “H”, ku Shqipëria vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 13 pikë, 3 më pak se Islanda e vendit të tretë, teksa Andorra me 4 pikë mban pozitën e 5-të. Falë fitores 2:1 ndaj Moldavisë, Franca morri kryesimin e grupit me 22 pikë, duke lënë pas vetes Turqinë që ka 20 pikë. Pikërisht këto dy kombëtare që tani kanë siguruar një vend për në Europianin e vitit 2020.

 

Leave a Reply