Gëzim Krasniqi arriti në Shkup, gati për të nënshkruar me Rabotniçkin

Futbollisti shqiptarë, Gëzim Krasniqi para pak çasteve ka arritur në Shkup, ku edhe pritet që të vazhdojë karrierën e tij futbollistike te skuadra e Rabotniçkit, mëson “infOSport.mk”.

Ai te skuadra shkupjane vjen nga rradhët e Partizanit, pjesë e së cilës ishte për tre vite me rradhë. Edhe përkundër faktit se kishte kontratë deri në fundin e sezonit aktual me të “kuqtë” nga Tirana, Krasniqi u la i lirë, ndërsa për një gjë të tillë, mbrojtësi shtatëlartë akuzoi trajnerin Starova.

Megjithatë kualitetet e tij janë të pakontestueshme, ndërsa kjo ka bërë që ai menjëherë të gjejë skuadrën e tij të re, kësaj rradhe jashtë Shqipërisë.

Ndryshe 28-vjeçari Krasniqi karrierën e tij e kishte nisur te Besa e Kavajës, qytetin e tij të lindjes, ndërsa përveç edhe me Partizanin, ai për 6 muaj ka luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës (sezoni 2014-2015), transmeton “infOSport.mk”.

Krasniqi me Rabotniçkin pritet të nënshkruajë kontratë 6 mujore, me opcion për të vazhduar të njëjtin edhe për një vit tjetër. Edhe pse ishte paralajmëruar që kjo marrëveshje të nënshkruhet në letër që sot, e njëjta do të ndodh ditëve në vijim, kur Krasniqi edhe zyrtarisht do të prezantohet me fanellën e skuadrës shkupjane.

Megjithatë siç mëson “infOSport.mk” Krasniqi që nesër do të vihet nën urdhërat e trajnerit Goran Stankovski, i cili te futbollisti shqiptarë sheh një komandant të ri në mbrojtjen e “romantikëve”, bashkë edhe me shqiptarin tjetër, Nehar Sadikin si dhe Dean Mitrevin.

Leave a Reply