Gëzimi dhe Vëllazërimi bëhen bashkë

Futbollisti i talentuar shkupjan, Gëzim Bakievski edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i talentuar shkupjan, i cili vite me rradhë luante me thuajse gjithë grupmoshat e reja të Metalurgut, vendosi të provoj edhe veten edhe tek seniorët, duke i thënë po skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Vëllazërimit, drejtuesit e së cilës skuadër shpresojnë që këtë vit ëndërrën do bëjnë realitet dhe se do sigurojnë një vend për në elitën e futbollit vendor.

Përveç Bakievskit, Vëllazërimi siguroi edhe shërbimet e Ardit Zeqirit, Ensar Sulejmanit, Genti Bislimit dhe Bllagoja Naumovskit, ndërsa sipas paralajmërimeve të drejtuesve të klubit kërçovarë, ditëve në vijim priten edhe emra të rinj.

Leave a Reply