Zahov flet për ndeshjen me Pobedën: Tre pikët do mbesin në Tetovë (VIDEO)

Shkëndija të shtunën e pret Pobedën në Tetovë në ndeshjen e parë të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, edhe atë me shumë vetëbesim dhe amosferë pozitive. Ndeshja e tyre e parë e këtij sezoni e zhvilluar në Tetovë ishte mbyllur me barazimin 3:3, teksa në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Prilep Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”.

Tek fitorja edhe në ndeshjen e nesërme beson edhe portieri i Shkëndijës, Kostadin Zahov, i cili thotë se për dallim nga ndeshja e parë në Tetovë, kësaj rradhe pikët  e plota do ti takojnë skuadrës së tij.

“Atmosfera është në nivelin më të lartë, mendoj se patjetër të jemi të mençur të shtunën kundër Pobedës. Kemi përvojë të mirë, që na tregon se kishim ndeshje që luajtëm këtu 3:3, prandaj patjetër të jemi të mençur. Të luajmë dhe të japim maksimumin tonë, mendoj se nuk do të jetë problem që tre pikët të mbesin në Tetovë” – thotë Zahov për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, duke kërkuar vlerësim maksimal dhe në asnjë rast nënçmim të skuadrës së Pobedës: “Mendoj se problem më të madh ne vetë mund ti shkaktojmë vetes, nëse nënçmojmë kundërshtarin dhe nëse nuk japim maksimumin tonë dhe nëse nuk hyjmë mirë në këtë ndeshje. Mirëpo kjo nuk do të ndodhë dhe shpresoj se këtu do të mbesin tre pikët”

Shkëndija-Pobeda luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply