Një kampion bote në bisedime me Barcelonën

Agjenti i mbrojtësit të Shtutgartit, Benzhamen Pavar po negocion me Barcelonën, njofton “Mundo Deportivo”. Sipas këtij burimi kampioni i Botës me Francën mund të ndryshojë mjedis, në rast se “katalunasit” paguajnë për të 35 milion euro. Këtë verë për Pavar interesoheshe edhe Bajern Munihu.

Vetë futbollisti francez dhe presidenti i Këshillit drejtues të “bavarezëve”, Karl Hajnc Rumenige hodhën poshtë informacionet për ndonjë marrëveshje mes tyre.

Pavar pjesë e Shtutgartit është që nga viti 2016-të, kur kishte ardhur nga rradhët e Lil. Ai me skuadrën gjermane ka kontratë deri në vitin 2021. Vlera e tij në tregun europian të futbollit llogaritet në 40 milion euro.

Leave a Reply