Asani asiston, Mala shënon, Partizani derbin ndaj Tiranës fiton (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit në futbollin shqiptar i ka takuar Partizanit të Jasir Asanit dhe Egzon Belicës, që në fund mundën Tiranën e Dejan Bllazhevskit dhe Sedat Berishës me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi shkupjan nuk arriti që të shijoj nga fusha e blertë super derbin e javës së 6-të, ku spikati atmosfera elektrizuese në tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Edhe pse Tirana u kanos e para në këtë ndeshje me anë të Edon Hasanit, ishte Partizani që shënoi golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje në minutën e 21-të. Jasir Asani mjaft mirë harkoi me të majtën e tij deri te bashkëlojtari i tij Mala, i cili iu vodh prapavijës së “bardhebluve” duke shënuar në një pozicion të vështirë pranë pikës së bardhë të penaltisë.

Tirana-Partizani (Përmbledhje)

Tirana-Partizani (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Петък, 28 септември 2018 г.

Maveje dhe Sentamu provuan më pas që të rikthenin barazimin por derbi shkoi në pushim me avantazhin e Partizanit, skuadër kjo që këtë avantazh ruajti edhe gjatë pjesës së dytë, me çrast në fund iu gëzua fitores, duke ruajtur dominimin në ndeshjet derbi të kryeqytetit shqiptarë, duke pasur parasysh se tashmë 14 ndeshje me rradhë nuk njeh disfatë.

Me këtë fitore Partizani i Asanit dhe Belicës që luajtën gjatë tërë 90-të minutave marrin kryesimin e përkohshëm në renditje, me 13 pikë, dy më shumë se Skënderbeu që ndeshjen e saj të javës së 6-të e luan në transfertën kundër Teutës në Durrës gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply