Renova vazhdon bashkëpunimin me goleadorin Selmani

Renova dhe Remzifaik Selmani kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi tetovar, që në këtë mënyrë zgjedh një çështje madhore, kur është në pyetje reparti i sulmit.

Selmani edicionin e kaluar bashkë me Shefit Shefitin dolën të jenë golashënuesit më të mirë të skuadrës, me nga 8 gola të shënuar, ndërsa me shumë gjasa bashkë do jenë edhe edicionin e ardhshëm.

Selmani skuadrës së Renovës iu bashkua verën e vitit 2019-të, kur arriti nga rradhët e Shkëndijës. Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë që ka dalë nga shkolla e Renovës, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të bëri një transferim të bujshëm në futbollin hungarez, duke nënshkruar me Ujpeshtin.

Rikthimi i tij në futbollin vendor ndodhi vetëm pas një viti, këtë herë duke pranuar ofertën e Shkëndijës, ndërsa gjatë karrierës së tij, Selmani ka luajtur edhe në futbollin kosovar me skuadrën e Llapit. (infOSport.mk)

Leave a Reply