Besart Ibraimi shënon dy gola dhe ndihmon Ksantin në Kupën e Greqisë

Besart Ibraimi ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:0 të Ksantit në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Greqisë kundër Karaiskakis, njofton “infOSport.mk”.

Ish bomberi i Shkëndijës realizoi që të dy golat, edhe atë që në pjesën e parë, duke tregiar vlerat e tij edhe në futbollin grek.

Golin e parë Ibraimi për Ksantin e realizoi pas 15 minutave lojë, ndërsa 3 minuta para fundit të pjesës së parë realizoi edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi.

Kujtojmë, Ibraimi javë më parë braktisi Shkëndijën, duke pranuar ofertën e skuadrës greke, Ksanti, që aktualisht garon në Ligën e Dytë, mirëpo me ambicie të mëdha për tu rikthyer në Superligë. (infOSport.mk)

Leave a Reply