Mediat në Angli: Alioski zëvendësues i Mahrezit te Lester Siti

Lester Siti sezonën e kaluar shkruajti historinë në Angli, duke fituar titullin e Kampionit në Premier Ligë. Futbollistët që shkëlqyen me fanellën e Lesterit në atë sezon si Mahrez, Vardi, Drinkvoter, Kante, të gjithë vazhduan bashkëpunimin me “Dhelprat”, përveç frencezit që kaloi te Çelsi.

Mirëpo këtë sezon, Lesteri nuk ishte në atë formë si një vit më parë dhe mediat britanike kanë filluar spekulimet për largimin e disa futbollistëve nga ekipi. Emri i parë që mund ta largohet është Rijad Mahrez, i cili edhe sezonin e kaluar ishte shumë afër për të kaluar te Arsenali,  por në moment të fundit transferimi dështoi.

Gjithsesi, këtë sezon si duket futbollisti nga Algjeria do të transferohet te PSZH edhe pse për futbollistin në fjalë janë shumë të interesuar edhe skuadra nga Premier Liga. Përderisa Mahrez mund të largohet nga Lesteri, trajneri Shekspir ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij ideal, i cili është reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski.

Shqiptari me skuadrën e tij Lugano ka shënuar 16 gola në këtë sezon dhe 14 asiste, ndërsa posedon stil të lojës të njejtë si ai i Marezit dhe e gjithë kjo është monitoruar nga skuadra e Lesterit, nga të cilët pritet të bëjnë një oferte zyrtare deri te klubi zviceran.

Kujtojmë që për Alioskin, disa ditë më parë interesim shfaqën edhe dy skuadra të mëdha në Gjermani si Dortmundi dhe Hofenhejmi.

Leave a Reply