Drita angazhon portierin e Rabotniçkit!

Drita e Bogovinës derisa po përgatitet për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, drejtuesit e kësaj skuadre po mendojnë për përforcimet e reja, njofton “infOSport.mk”. Emër i ri te kjo skuadër është portieri i talentuar i Rabotniçkit, Ivan Nikoloski, i cili te Drita vjen në formë huazimi

Caktohen arbitrat për ndeshjet e javës së dytë

Janë caktuar arbitrët që do të referojnë ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshjen mes skuadrave shqiptare Shkëndijës dhe Struga Trim Lum në Tetovë do ta referojë Bobi Veliçov nga Velesi, së bashku me ndihmësit e tij, Nikolla Karakolev dhe Petar Novaçev,

Tikveshi mundi Maqedoninë U19 të udhëhequr nga Arsllani

Miqësorja midis Tikveshit dhe përfaqësueses U19 të Maqedonisë u mbyll me fitoren 3:1 të skuadrës nga Kavadari, njofton “infOSport.mk”. Sime Hristov, i ardhur nga rradhët e Velesit doli të jetë lojtari i ndeshjes, duke shënuar dy gola, ndërsa një gol tjetër për Tikveshin në këtë përballje realizoi Aleksandar Varelovski. Golin e vetëm

Pollozhani emërohet ndihmës trajner i Dajës te Partizani

Artim Pollozhani do të vazhdojë sërish bashkë me Ilir Dajën. Ky i fundit ditë më parë u emërua si kryetrajner i Partizanit, ndërsa strugani Pollozhani do të luaj rolin e asistuesit të parë te skuadra nga kryeqendra shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Pollozhani edicionin e kaluar ishte lojtar aktiv, duke mbrojtur ngjyrat e

Tirana prezanton Filip Najdovskin

Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, pasditën e sotme ka prezantuar mesfushorin difenziv, Filip Najdovski, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për transferimin e 27-vjeçarit Najdovski te “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare, “infOSport.mk”,  e zbuloi që orë më parë, ndërsa tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Tiranës, përmes një postimi në faqen

Transfertat e largëta, UEFA hap thesin për Shkëndijën, Shkupin dhe Renovën

Pandemia “Covid 19” ka bërë që ndeshjet e raundit të parë në Liga Europa të zhvillohen me vetëm nga një ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Skuadrat përfaqësuese të vendit tonë nuk kishin edhe aq shumë fat, pasi shorti deshi që të trija skuadrat, Shkëndija, FC Shkupi dhe Renova të luajnë në transfertë. Megjithatë një

Në Lindje Bregallnica e nis me Sasa-n, Jusuf me Kit Go mysafir në Prilep

Java e parë në Ligën e Dytë – Lindje, do të startojë me 22 gusht, ndërsa një ndër skuadrat më favorite për inkuadrim në Ligën e Parë, Bregallnica, sezonin e ri garues 2020/2021 do ta nis me transfertën në Kamenicë kundër Sasa-s, njofton “infOSport.mk”. Kit Go, një tjetër pretendentë për pozitat

Hidhet shorti për ndeshjet e Ligës së Dytë-Perëndim, derbi shqiptar që në start

Sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Që në start do të kemi një derbi shqiptarë në konferencën e Perëndimit, aty ku Drita do të mirëpret Vardarin nga Forina. Gostivari, një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në ligën e

Gligorov prezantohet te FC Shkupi: Kthehem për të fituar titullin!

Filip Gligorov, ashtu edhe siç paralajmëruan dje, do të jetë futbollisti më i ri i FC Shkupit. Mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë ditës së sotme është prezantuar nga drejtori sportiv, Omer Bunjaku, i cili pretendon të bëjë një skuadër konkurruese për titullin e kampionit. Pikërisht kjo ide dhe projekti

Gostivari godet fuqishëm në merkato, transferon ish portierin e Shkëndijës, Jovanovski

Gostivari ka bërë një super goditje në merkato, teksa sot ka prezantuar ish portierin e Shkëndijës, Marko Jovanovski, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një portier mjaft cilësor, që pas vetes ka një bagazh shumë të pasur, duke qenë pjesë e skuadrave nga elita e futbollit vendor. Ai së fundmi ishte pjesë e